Për 48 orë janë ndaluar 7 persona, janë bërë 12 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 15 persona

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesëmbëdhjetë (15) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka ushtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një  (1) person, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar gjashtë  (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ndaluar një (1) person dhe  ka paraqitur dy kërkesa për caktim paraburgimi për dy (2) persona.

/eo/

Read Previous

Pronari i tokës paralajmëron që do ta mbyll rrugën, banorët e Rezinës Veriore shprehen të shqetësuar

Read Next

Presidenca: Serbia ka emëruar organe ilegale në pesë komuna të Kosovës