Katër klube dhe dy lojtarë: Lista me emrat që Barcelona u ka borxh miliona euro

Në shtator 2022, Diario AS raportoi se Barcelona ende duhej të paguante 144 milionë euro për klube të ndryshme.

Situata me sa duket nuk ka ndryshuar shumë që atëherë. Për më tepër, ka disa lojtarë të cilëve klubi u detyrohet para.

Këtu janë listat e këtyre klubeve dhe lojtarëve që Barcelona ende u detyrohet dhe shumat janë të majme.

Klubet

Manchester City – 52 milionë euro (transferimi i Ferran Torres)

Juventus – 36 milionë euro (transferimi i Miralem Pjanic)

Ajax – 36 milionë euro (transferimi i Frenkie de Jong dhe Sergino Dest)

Liverpool – 14 milionë euro (transferimi i Philippe Coutinhos)

Lojtarët

Lionel Messi – e papërcaktuar (Joan Laporta ka konfirmuar se Barça vazhdon t’i paguajë argjentinasit pagat e tij të shtyra)Reklama

Frenkie de Jong – 18 milionë euro (ulja e shtyrë e pagës për të cilën ra dakord gjatë pandemisë COVID-19). /Telegrafi/

Read Previous

Pse BE-ja heziton të sanksionojë vendet e treta?

Read Next

Për 24 orë prokuroritë themelore kanë ngritur 20 aktakuza