Vela: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës tha se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët e Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit nga regjimi i Serbisë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Twiiter Vela tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duhet t’i lirojë menjëherë.

“Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte”, ka thënë Vela.

Po ashtu Vela u shpreh se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Megjithatë, ai nuk do ta arrijë këtë”, potencoi shef i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela. /Telegrafi/

Read Previous

Eskalimi i situatës në veri të Kosovës, eksperti i sigurisë i reagon KFOR-it

Read Next

Meta thirrje qeverisë shqiptare: Jepini fund ndërhyrjeve të njëanshme dhe provokuese, presion i pandershëm ndaj Kosovës