Spanjë: Shkatërrohet banda shqiptare e marihuanës

Një grup i përbërë prej katër shqiptarësh u shkatërrua nga autoritetet spanjolle.

Ata dyshohen se merreshin me kultivimin e marihuanës.

Në operacionin policor, u zbuluan sera me bimë të këtij lloji të narkotikëve.

Organet e rendit zhvilluan bastisje në tri objekte industrale, dy në qytetin L’Alcora dhe 1 në Vall d’Alba.

Aty u gjetën 3 mijë e 500 bimë marihuanë në gjendje të avancuar lulëzimi dhe dy kilogramë sytha marihuane, të gatshme për shitje, raportojnë mediat spanjolle.

Hetimi rreth këtij grupi kishte nisur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Raportohet se shqiptarët ishin pjesë e një organizate kriminale të strukturuar mirë dhe hierarkike, ku csecili anëtar kishte një detyrë të caktuar.

Autoritetet po ashtu kanë siguruar po ashtu edhe prova të shumta rreth organizatës kriminale, për kryerjen e veprave, trafikimin e drogsës dhe mashtrimit të energjisë elektrike dhe fshehjes së vendeve të destinuara për plantacion, përveç masave të sigurisë të marra për të parandaluar zbulimin e aktiviteteve të tyre.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Kovaçevski: Paqja në Kosovë është paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Read Next

​Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele