Humbjet ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë alarmojnë basketbollin kosovar, kërkohen ndryshime
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe me opozitën, liderët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
BE ka thënë së këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Komisioneri Várhelyi dhe Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, do të lançojnë Programin për Çështjet e Brendshme BE-Kosovë, me qëllim që të harmonizojnë më tej veprimet e Kosovës në zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar me standardet e BE-së.
Ky program i financuar nga BE-ja prej 6.5 milionë euro do të zbatohet në një periudhë trevjeçare me mbështetjen e Francës, Italisë dhe Belgjikës dhe do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) e cila është në fuqi që nga 1 prill 2016.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Komisioni do të raportoj sërish për progresin e Kosovës në rrugën e saj evropiane në Paketën e zgjerimit 2023, e cila do të dalë në vjeshtë
/eo/