Derbi i Superligës, Drita pret Prishtinën në Gjilan

Këtë të shtunë Drita do të jetë nikoqire e Prishtinës nga ora 15:00 në kuadër të Superligës së Kosovës në Futboll.

Drita gjendet në pozitën e dytë me një pikë më pak se Ballkani që është në vendin e parë, ndërsa Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 41 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit, Drita ka dy fitore dhe tri barazime, ndërsa Prishtina ka tri fitore e dy humbje.

/KlanKosova/

Read Previous

Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 48 aksidente trafiku

Read Next

Zelensky e falënderon Kanadanë për ndihmën ushtarake