Superliga e Kosovës e zhvillon xhiron e 28-të në këtë fundjavë, ndeshje interesante

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 28-të në Superligën e Kosovës.

Kryesuesja e tabelës, Drita do të përballet me skuadrën e Trepçës ’89 ditën e nesërme me fillim nga ora 15:00.

Të dy ekipet kanë fituar nga një përballje ndaj njëra-tjetrës, ndërsa kanë barazuar një herë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.

Poashtu nesër, do të zhvillohet edhe takimi tjetër mes Ballkanit dhe Malishevës. “Xhebrailat” janë të detyruar për fitore për ta ndjekur kreun e tabelës, kurse skuadra e Bylbyl Sokolit kërkon poashtu pikët shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Sfida shumë të interesante ka edhe të dielën. Prishtina është nikoqire e Dukagjinit, kurse dy ndeshjet e tjera janë ato mes Llapit dhe Drenicës si dhe ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/

Read Previous

Moti në Gjakovë – Parashikimi për ditët në vijim

Read Next

‘Lonely Planet’: Shqipëria krenohet me Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa