Sot ka mbajtur mot kryesisht i vranët e me reshje shiu kohë pas kohe ndërsa temperatura ka variuar nga 1 deri në 7 gradë celsius.
- Nesër parashihet mot i vranët kurse temperatura do të variojë nga 0 deri në 9 gradë celsius.
- Sipas parashikimeve, temperaturat të enjtën do të pësojnë ulje ku minimalja do zbresë në -2 kurse maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë celsius.
- Ditën e premtë parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell e temperatura do të variojë nga 0 deri në 13 gradë celsius.
- Ndërkaq, të shtunën do të mbajë kryesisht i vranët dhe diell kohë pas kohe, kurse temepratura do të variojë nga 3 deri në 14 gradë celsius.
- Të dielën parashihet mot i vranët e kohë pas kohe me reshje shiu, ndërkaq temperatura do lëvizë nga 3 deri në 12 gradë celsius.
- 3 deri në 13 gradë celsius parashihet temperatura për të hënën e javës së ardhshme e mot i vranët me kushtë për reshje shiu.