Messi vendos të larohet nga PSG, e ardhmja në Barcelonë

Lionel Messi është gati të ndryshojë mendje dhe të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, sipas raportimeve në Francë.

Kontrata e superyllit skadon në fund të sezonit, me gjigantët francezë në gjendje t’i ofrojnë atij një vit shtesë.

Gjatë Kupës së Botës në Katar dimrin e kaluar, ku Messi, 35 vjeç, udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë, babai i tij Jorge i tregoi presidentit të PSG-së Nasser Al-Khelaifi se futbollisti kishte pranuar të qëndronte.

Por tani, sipas gazetës franceze “L’Equipe”, Messi dhe klubi është “afër divorcit”, me veteranin që do të largohet kur të përfundojë fushata pasi negociatat në javët e fundit panë që të dyja palët të largoheshin më tej.

Familja e lojtarit dëshiron të kthehet në Barcelonë, ku ai kaloi të gjithë karrierën e tij para se të transferohej në Paris në vitin 2021.

PSG-ja ka nevojë që Messi të marrë një ulje page prej 25 për qind në kontratën e tij jashtëzakonisht fitimprurëse prej 25.6 milionë paundësh në vit për shkak të problemeve të tyre me Fair Play-in Financiar.

Messi gjithashtu thuhet se dëshiron garanci për menaxherin dhe lojtarët e synuar nga klubi këtë verë, me PSG-në ende të paaftë për të qetësuar shqetësimet e tij.

Pasiguria për të ardhmen e tij ka bërë që tifozët e klubit të shprehin zhgënjimet e tyre, me tifozët vendas në “Parc des Princes” që e kontestuan me vërshëllima atë pas humbjes së tyre në shtëpi kundër Lyon-it.

Trajneri Christophe Galtier e quajti përgjigjen e tyre “shumë të ashpër” dhe këmbënguli se ai “dhuron shumë” pasi regjistron deri më tani 17 gola dhe 17 asistime këtë sezon.

Ish-klubi i Messi-t, Barcelona, thuhet se po “fillon një ofensivë” për të bindur yllin që të kthehet në “Camp Nou” si agjent i lirë.

Ish-sulmuesi i Barçës, Thierry Henry, pranoi se dëshiron që Messi të kthehet në Katalonjë dhe kjo do t’i siguronte lojtarit Champions League, të cilin ai nuk do ta merrte në skuadrën e MLS, Inter Miami ose në Arabinë Saudite.

Ai shtoi se sulmet e tifozëve të PSG-së “nuk do të ndihmojnë” për ta mbajtur sulmuesin e talentuar në Francë.

Nëse Messi qëndron, përfundon “L’Equipe”, do të jetë sipas kushteve të klubit, megjithëse asnjëra palë nuk duket e gatshme të lëvizë në qëndrimin e tyre negociues. /Albanianpost.com

Read Previous

55 vjet nga vrasja e Martin Luther King-ut, aktivisti më i madh i të drejtave civile

Read Next

Italia bllokon ChatGPT, a do t’a bëjnë këtë edhe vendet europiane?