Çështja “Negreira”, Ceferin shumë i ashpër me Barçën: Një nga rastet më të rënda në historinë e futbollit

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ndërhyn në çështjen “Negreira-Barcelona”, madje e bën këtë me një deklaratë shumë të fortë. Klubi katalanas është nën akuzë për pagesat e bëra ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik Spanjoll të Arbitrave. UEFA ka njoftuar tashmë hapjen e një hetimi.


“Barcelona? Situata është jashtëzakonisht serioze, – tha Ceferin në një intervistë për gazetën sllovene “Ekipa”. – Unë jam informuar dhe situata është jashtëzakonisht e rëndë. Për mendimin tim është një nga situatat më të rënda në futboll, që kam parë ndonjëherë.

Ceferin konfirmon se UEFA do t’i shkojë deri në fund çështjes në fjalë: “Unë nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për këtë çështje, për dy arsye: Së pari, sepse kemi një komision të pavarur disiplinor përgjegjës për këtë. Së dyti, sepse nuk e kam trajtuar çështjen në detaje.

Në nivelin e ligës spanjolle, natyrisht, çështja parashikohet. Nuk mund të ketë pasoja në konkurrencë, por procedurat po vazhdojnë në nivelin e prokurorisë civile spanjolle. Për sa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë të parashikuar në rregulloret e saj për kësi çështjesh”, ka përfunduar Ceferin. /Telesport.al

Read Previous

Historia 7 mijë vjet e vjetër e Kosovës përmes 3 artefakteve të ekspozuara në SHBA

Read Next

Dy vjet qeverisje, Kurti të enjten në interpelancë