Të dielën, një ditë para se të niste gjyqi për krime lufte ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mijëra qytetarë marshuan në Prishtinë në mbështetje të tyre.
Gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nis sot në Gjykatën Speciale në Hagë.
Protestuesit e cilësuan procesin si “të padrejtë” dhe shprehën përkrahje për luftën e UÇK-së më 1998/99.



