Begaj në takim me Kurtin, shpreh mbështetjen për marrëveshjen e Ohrit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Tiranë ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Kreu i shtetit shqiptar, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se e përshëndet lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar sipas tij nga Kurti dhe ekipi negociator i Kosovës.

Begaj tha se e vlerëson dakordësimin publik dhe angazhimin e palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Ai po ashtu shprehu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht./Sinjali/

Read Previous

Kryeimami Koshi: Këtë vit është interesimi shumë i madh për të shkuar në Haxh

Read Next

Mbrojtësi polak: Të luash përballë Shqipërisë është e vështirë, ne jemi gati për “luftë”