Mbreti Charles shtyn vizitën në Francë

Mbreti Charles e ka shtyrë vizitën e tij shtetërore në Francën.

Këto lajme vijnë pasi sindikatat në Francë njoftuan se planifikojnë t’i vazhdojnë protestat gjatë vizitës së monarkut në fjalë.

Natën e kaluar, Bordeaux Town Hall, ishte djegur gjatë protestave të ashpra, ku pati përplasjes midis protestuesve dhe policisë.

Protestuesit kanë thyer xhama dyqanesh, kanë prishur rrugët, kanë sulmuar lokalet e McDonads, sipas Reuters.

Këto reagime kanë ardhur pasi që presidenti Emmanuel Macron ka vendosur që ta rrisë moshën e pensionimit nga 62 vjet në 64 vjet pa votim në parlament.

/KlanKosova/

Read Previous

Liderët e BE-së mirëpresin marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

Read Next

Kurti në librin e përkujtimeve në Gllogjan: Dëshmorët, dëshmia historike e popullit shqiptar