Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Sot po mbahen zgjedhjet për president të Malit të Zi, në të cilat të drejtë vote kanë mbi 542 mijë qytetarë.
Në zgjedhje marrin pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq, Frontit Demokratik Andrija Mandiq, Demokrati Aleksa Beçiq dhe ai nga “Mali i Zi i Bashkuar” Goran Daniloviq, njofton RTCG.
Kandidatët për president përfshijnë një nga liderët e Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, deputetja e Partisë Socialdemokrate Draginja Vuksanoviq Stankoviq dhe influencuesi Jovan Raduloviq.
Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 20:00.
Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të vlefshme do të zgjidhet President i Malit të Zi, transmeton Klankosova.tv.
Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani presidentë të Malit të Zi ishin Momir Bullatoviq, Filip Vujanoviq dhe Milo Gjukanoviq.
Presidenti atje zgjidhet për pesë vjet.
/KlanKosova/