Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë sot se me vullnet politik, guxim e pragmatizëm sot mund të ketë një rezultat pozitiv nga bisedimet në Ohër,
Abbott në një postim në Twitter shkruan se me Mbretëria e Bashkuar mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Mbretëria e Bashkuar mbështet Bashkimin Evropian dhe është i gatshëm të ndihmojë në zbatimin”, shkruan Abbott. /Telegrafi/