Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite zyrtare në Francë, ka takuar të deleguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin kanë diskutuar për takimin e 18 marsit në Ohër ku pritet të negociohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar më 27 shkurt në Bruksel.
Kosova, sipas Kurtit, është konstruktive, kreative dhe e përkushtuar për dialog të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizim e plotë të marrëdhënieve.
“E falënderova Sarrazin për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti në rrjetin e tij social në Twitter. /Albanianpost.com