Deputeti i Parlamentit Evropian, slloveni Klemen Groshelj në një intervistë ka thënë se asnjë palë nuk mund ta refuzojë thjesht marrëveshjen për Kosovën dhe se qëllimi parësor është ulja e tensioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sipas tij, marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është një përpjekje për të gjetur emëruesin më të ulët të përbashkët për të dyja vendet.
Po ashtu, ai ka folur për njohjen reciproke në fund të procesit të dialogut, teksa ka thënë se primare është zvogëlimi i mundësisë së tensioneve të reja, përshkallëzimit të situatës dhe destabilizimit të marrëdhënieve.
“Nuk mendoj se kjo është një ide për momentin. Ky është një objektiv në të ardhmen afatmesme apo afatgjatë. Me sa kuptova, tani primare është zvogëlimi i mundësisë së tensioneve të reja, përshkallëzimit dhe destabilizimit të marrëdhënieve. Dhe nuk po flas vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por gjithë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Groshelj./Sinjali/