Klubi i hendbollit Vëllaznimi, është takuar mbrëmë me skuadrën e Deçanit, në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës B në konkurencën e meshkujve.
Ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë ka arritur ta fitojë skuadra vendase me dy gola epërsi, 33:31.
Kjo ndeshje ishte e hapur deri në fund, ku gjatë pjesës së parë parë në epërsi ishin kryesisht hendbollistët e skuadrës së Vëllaznimit, por për dallim nga pjesa e parë fillimi i pjesës së dytë i takoi skuadrës së Deçanit, por më pas Vëllaznimi arriti të shkëputej në rezultat duke e mbajtur epërsinë prej dy-tri golash deri në fund.
Me 9 gola të shënuar Florian Rexha ishte më ekifasi tek skuadra e Vëlalznimit, i përcjellur nga Ardi Halili e Granit Fana, të cilët shënuan nga 7 gola.
Ndërsa tek Deçani, Fatlind Mazrekaj shënoi 11 gola, kurse nëntë gola të tjerë i realizoi Ilir Thaqi.
Me këtë fitore Vëllaznimi është i pari në tabelë me 13 pikë nga 17 ndeshje, ndërsa Deçani është i dyti me 11 pikë nga 18 ndeshje, kurse skuadra e Llapit renditet e treta në tabelën e Superligës B në konkurencën e meshkujve.
/TvSyri/