Krasniqit i rritet vlera, Cluj i kërkon 5 milionë euro për futbollistin shqiptar

Ermal Krasniqi iu bashkua Clujit nga Ballkani në afatin kalimtar të janarit.

Pasi shkëlqeu me therandasit në pjesën e parë të sezonit, mbi të gjitha në garat evropiane, futbollisti ofanziv të njëjtën gjë po e bën edhe me ekipin rumun.

Krasniqi luajti me sukses në Ligën e Konferencës kundër Lazios dhe duket se pikërisht klubi italian ka shfaqur interesim për shërbimet e tij, krahas Sassuolos, Torinos, Genoas dhe Udineses në Itali.

Cluj e kishte blerë Krasniqin për 200 mijë euro nga Ballkani, ndërsa deri tash i ka realizuar dy gola dhe e ka bërë një asistim me ekipin rumun, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

E mediumi rumun “Sportmedia” shkruan se Cluj e ka vendosur çmimin e kartonit të yllit të ri, të cilin e vlerëson 5 milionë euro.

Cluj është i vetëdijshëm se mund të mbetet pas futbollistin kosovar dhe për këtë arsye ua ka treguar çmimin klubeve të interesuara.

Ermal Krasniqi e ka ndërmend të zhvillohet në futbollin rumun para se ta bëjë hapin e radhës në karrierë./Botasot/

Read Previous

Moti në Gjakovë – Parashikimi për 7 ditë

Read Next

Bora në Kroaci ka shkaktuar kaos të plotë të trafikut