Komisioni miraton në parim ndryshimin e ligjit për shkarkimin e bordit të KPMM-së

omisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar në parim plotësim ndryshimin e Ligjit për Minerale dhe Minerale i cili është proceduar për shqyrtim në kuvend.

Ky plotësim ndryshim me propozim të anëtares së Komisionit, nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka ndodhur për t’i ikur kontesteve administrative në gjykatë administrative pas shkarkimit të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kusari propozon se i vetmi institucion për ankimim të mbetet Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi proceduar me plotësim ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për arsye se në raport me të gjitha agjencitë tjera rregullative që i raportojnë Kuvendit ka dy nene në këtë projektligj në të cilin procedura e shkarkimit të Bordit parasheh edhe kontestin administrative në gjykatë administrative, përkundrejt faktit se në të gjitha institucionet tjera është e rregulluar qartë në momentin dhe shkarkohen nga Kuvendi i vetmi organ më i lartë se Kuvendi se ku mund të procedohen ankimimet e personave të emëruar dhe shkarkuar është Gjykata Kushtetuese. Me këtë rast, e kemi analizuar dhe kemi parë si e tillë kjo dispozitë është në kundërshti edhe me vetë konceptin e shtetit e Republikës Parlamentare në të cilën Kuvendi është organi më i lartë legjislativë dhe vendimet e Kuvendit përveç se në Gjykatën Kushtetuese në procedura tjera që janë të rregullta për emërimin dhe shkarkimeve e bordeve në këtë rast nuk është në përputhje”.

“Prandaj vendimin për plotësim ndryshim e kemi marr sipas rregullores së Kuvendit me nënshkrimet e deputetëve e kemi proceduar tutje ka shkuar tek qeveria për opinion, qeveria më 16 shkurt të këtij viti e ka kthyer opinionin e tyre në të cilin është paraparë që ky projektligj është në përputhje edhe me dispozita tjera dhe nuk ka asnjë ndalesë që ky të procedohet tutje”, tha ajo.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala u shpreh se plotësim ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale nuk duhet t’ shkojë me procedura të shpejta.

Read Previous

Falë “efektit GPT” tani mund të filloni të shihni edhe chatbot tjerë me inteligjencë artificiale

Read Next

Ndërmarrjet Publike vazhdojnë të operojnë me humbje