Krerët shtetërorë, homazhe pranë varrit të Rugovës

Për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit të Kosovës por edhe presidenti i Shqipërisë, së bashku bënë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Pas mbledhjes festive të Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovë. Krerët shtetërorë bënë homazhe edhe te Monumenti i të Pagjeturve. Ndërsa, janë paraparë edhe homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Po ashtu, për nder të 15 vjetorit të pavarësisë në sheshet e Prishtinës, do të parakalojnë ushtarët e Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë pasdites, do të ketë edhe aktivitete të tjera.

/KlanKosova/

Read Previous

Edi Rama uron Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë

Read Next

“No New Broken Republic” – mesazhi i NEWBORN-it për 15 vjetorin e pavarësisë