Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të dielën për herë të parë se Ankaraja mund të pranojë hyrjen e Finlandës në NATO-s, por pa fqinjin e saj Suedinë.

Komentet e Erdoganit vijnë disa ditë pasi që Ankaraja ndërpreu bisedimet për pranimin e dy vendeve nordike në NATO.

Ai të dielën bëri një dallim të qartë mes qëndrimeve të Suedisë dhe Finlandës gjatë muajve të fundit.

“Nëse është e nevojshme, mund të japim përgjigje tjetër lidhur me Finlandën. Suedia do të shokohet kur të japim tjetër përgjigje për Finlandën”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk ritheksoi kërkesën e tij që Suedia t’ia dorëzojë të dyshuarit, që Ankaraja i kërkon prej kohësh.

“Nëse dëshironi të hyni në NATO, na i dorëzoni terroristët”, shtoi presidenti turk.

Vendimi i tij mund të shuaj shpresat e NATO-s për zgjerimin e bllokut, në samitin e planifikuar të mbahet në korrik në kryeqytetin e Lituanisë.

Finlanda dhe Suedia kanë hequr dorë nga neutraliteti ushtarak pas shumë dekadash, duke aplikuar për t’iu bashkuar Aleancës Veri-Atlantike, si kundërpërgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetmet, që nuk kanë arritur të ratifikojnë kandidaturën e dy vendeve me votim në parlament. /Telegrafi/

Read Previous

Infermierët ndihen të diskriminuar nga SHSKUK-ja, paralajmërojnë protesta dhe greva

Read Next

Greqia vendos 40 euro gjobë për shoferët që lënë dritaret hapur