Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.

Sipas saj, ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduar.

“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në diapozitiv”.

“Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”. /EO/

Read Previous

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 13 të dyshuarëve për bixhoz dhe shpëlarje të parave

Read Next

Kurti: Dëshirojmë normalizim të marrëdhënieve, por Serbia është gjithnjë e më abnormale