Klubi i Femrave të futbollit Mitrovica i ka ndarë rrugët me trajnerin Murat Shabani.
Lajmi është bërë i ditur minuta më parë nga faqja zyrtare e klubit mitrovicas, shkruan FFK.
“Klubi ynë Kff Mitrovica ka ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dy anëshme me trajnerin Murat Shabani, kryesia e klubit e falenderon trajnerin Shabani për punën e tij, për këtë periudhë gjashtë muajshe, duke i dëshiruar shumë suksese në rrugëtimin e tij.
Në vend të trajneri Shabani, kryesia e klubit nesër do të prezentoj një trajner shumë të njohur, punëtor, profesional dhe me bagazh shumë të madhë në karrieren e tij në zejën e trajnerit”, thuhet në njoftim./EO/