FMN: Viti i ri më i ashpër, po shkojmë drejt recensionit

Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi motorët kryesorë të rritjes globale – SHBA, Evropa dhe Kina – të gjithë do të përjetojnë aktivitet dobësues.

Kështu ka paralajmëruar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Krisralina Georgieva, e cila theksoi se viti i ri do të jetë “më i ashpër se viti që lëmë pas”.

“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion. Edhe vendet që nuk janë në recesion, do të ndihen si recesion për qindra miliona njerëz”, shtoi ajo.

Në tetor, FMN-ja uli perspektivën e saj për rritjen ekonomike globale në vitin 2023, duke reflektuar zvarritjen e vazhdueshme nga lufta në Ukrainë, si dhe presionet e inflacionit dhe normat e larta të interesit të krijuara nga bankat qendrore si Rezerva Federale e SHBA-ve.

Georgieva tha se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka të ngjarë të rritet me ose nën rritjen globale për herë të parë në 40 vjet.

“Për herë të parë në 40 vjet, rritja e Kinës në vitin 2022 ka të ngjarë të jetë në ose nën rritjen globale”.

Për më tepër, një “zjarr” i infeksioneve të pritshme COVID atje në muajt në vijim ka të ngjarë të godasë më tej ekonominë e saj dhe të zvarrisë rritjen rajonale dhe globale.

“Për dy muajt e ardhshëm, do të ishte e vështirë për Kinën, dhe ndikimi në rritjen kineze do të ishte negativ, ndikimi në rajon do të jetë negativ, ndikimi në rritjen globale do të jetë negativ”, tha ajo. /Albanianpost.com

Read Previous

A është 2023 viti kur përfundon varësia e BE-së nga energjia ruse?

Read Next

“Qatargate”, hetimi hyn në fazën e dytë me të dyshuar të rinj