Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në tri seanca, njëra ndër to e jashtëzakonshme.
Në seancën e parë plenare që do mbahet në orën 10:00 në rend dite janë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik.
Ndërsa në seancën e jashtëzakonshme që do të fillojë në orën 12:00 pritet shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.
E në seancën e dytë plenare, në rend dite janë gjithsej 12 pika. Ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.