Deputeti gjerman: Për momentin mungon fundamenti për Asociacionin në Kosovë

Bundestagswahl 2021, Knut Abraham, Direktwahlkandidat im Wahlkreis 65, Foto: Andreas Egeresi

“Duke parë marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013, më kujtohet se atëherë kishte shpresa për një normalizim të marrëdhënieve, flitej për menaxhim kufijsh dhe institucione rajonale etj. Sot për fat të keq, ka mbetur shumë pak nga kjo frymë. Prapëseprapë, bisedimet kanë vlerën e tyre, palët duhet të ulen në tryezë edhe nëse ato i bërtasin njëra-tjetrës. Pra, dialogu nuk duhet të shpallet kurrsesi si i dështuar. Por duhet pranuar se për momentin nuk ka asnjë lëvizje. Kjo është arsyeja pse të dyja palëve u duhet thënë qartë që të kthehen në bisedime. Pa një modus vivendi, pa një marrëveshje për bashkëjetesë, do të jetë e vështirë për të dy vendet që të vijnë në Evropë”.

Kështu tha deputeti gjerman, Knut Abraham, në një intervistë për DW, kur u pyet në lidhje me përpjekjet e Gjermanisë për t’i ulur palët në dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Tutje, ai thotë se mungon fundamenti për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë besoj se kjo është një zgjidhje që mund të ndodhë në planin afatgjatë. Një masë e tillë kërkon besim absolut në besnikërinë e qytetarëve që i përkasin një kombësie tjetër. Dhe nëse kjo besnikëri nuk ekziston, siç po vihet re tani, duke pasur parasysh shembujt negativë në veri të Kosovës, atëherë mungon fundamenti për një asociacion të tillë të komunitetit serb. Në terma afatgjatë, mendoj se kjo është një ide, së cilës mund t’i qaset një shteti i fortë dhe sovran. Por kërkon bazamentin e duhur dhe një plan. Dhe një hap i tillë nuk mund të bëhet me detyrim, kur besimi mungon në mënyrë të dukshme”, deklaroi Abraham.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Banka e Shqipërisë parashikon rritje ekonomike 4 për qind në vitin 2022 dhe stabilizim të çmimeve vitin që vjen

Read Next

Kryetari i Sindikatës: Policët në Jarinjë e Bërnjak rrezikohen nga përhapja e ndonjë pandemie