Kurti: Rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë shërben për lidhjen e vendit me rajonin

Rehabilitimi dhe përmirësimi i 34 kilometrave të hekurudhës Fushë-Kosovës-Mitrovicës ka filluar të hënën në një ceremoni solemne ku morën pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Punimet do të kryhet për 15 muajt e ardhshëm në vlerë prej është 68 milionë euro, nga të cilat BE-ja siguron 27 milionë përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe 41 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bankës Evropiane të Investimeve

Szunyog me këtë rast tha se tha se ndihet mirë që këtë fundvit po fillojë punimet në këtë linjë të hekurudhës.

Sipas tij, rehabilitimi i saj kontribuon në lidhjen e transportit të Kosovës dhe ndihmon rritjen ekonomike e krijimin e vendeve të punës duke mundësuar integrimin në tregun rajonal dhe të BE-së.

“Kam kënaqësinë të shoh punë të mira për Kosovën për këtë fundvit. Po fillojmë të rehabilitojmë dhe përmirësojmë seksionin e dytë të Linjës hekurudhore 10 në Kosovë, e cila është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian dhe lidh Kosovën me rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës”.

“Kjo linjë është e rëndësishme pasi kontribuon në lidhjen e transportit të Kosovës që çon në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës duke e ndihmuar integrimin në tregun rajonal dhe të BE-së”.

Kurti tha se rehabilitimini kësaj hekurudhe i paraprin zhvillimit ekonomik, si dhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe Evropën.

Sipas tij, me këtë investim Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim te dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë”.

“Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h, e po kaq e rëndësishme kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit. Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se do ta mbështesin Infraksoin në përmirësimin e infrastrukturës edhe me projekte të tjera.

“Transportimi i mallrave dhe njerëzve i ndihmon Inrakosit që të ndihmojë zhvillimin ekonomik”.

“Ne këtë me menxhimi i ndërmarrjes do të jetë më i madh dhe si Ministre e Ekonomisë do të mbështesim edhe projekte të tjera”.

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, e quajti tejet të rëndësishme këtë linjë, ngase sipas tij, mundëson lidhjen me korridorin 10.

“Të gjitha këto investime mundësojnë zhvillimin edhe të transportit hekurudhor, i cili ka shumë rëndësi edhe për transportin rrugor. Kjo linjë është e rëndësishme sepse lidh korridorin 10”.

Uran Mulaj, kryeshef egzekutiv  i Inafrakos-it, tha se ky projekt do t’i mundësojë Kosovës të ketë infrastrukturë më të mirë hekurudhore.

Rehabilitimi përfshin zëvendësimin e kthesave të vjetër, shinave dhe pragjeve të trenit, si dhe rinovimin e tuneleve dhe urave.

Linja hekurudhore 10 që shkon nga Maqedonia e Veriut, mbi Kosovë dhe në Serbi është 256 kilometra e gjatë; ku 148 kilometra janë në Kosovë.

Me investimin e ri prej 27 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i BE-së në përmirësimin e hekurudhave në Kosovë ka arritur vlerën prej 91 milionë, ndërsa BERZH-i dhe BEI po investojnë bashkërisht në të njëjtën shumë. /EO/

Read Previous

Sot merret vendimi për sulmin në Kapitol: A do të ndiqet penalisht Trump?

Read Next

Kupa e Botës 2022: A ishte ndeshja Argjentinë-Francë finalja më e mirë në histori?