Antonio Marku njofton largimin e tij nga KF ”Vëllaznimi”

Futbollisti nga Shkodra, Antonio Marku, që së fundmi ishte kapiten i ekipit të Vëllaznimit në futboll, së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar largimin e tij nga skuadra gjakovare.

Marku përmes këtij postimi ka falenderuar qytetarët e Gjakovës për respektin e treguar ndaj tij, duke veçuar edhe tifo-grupin gjakovar Kuqezinjët e Jakovës.

Në fund ai ka thënë që : “Vëllaznim, koha e rikthimit tënd tek vendi ku e meriton ka me ardh, por e theksoj fort që gjithmonë është koha e duhur për të qenë pjesë e jotja.”

Read Previous

Referendumi supozohet të vendos nëse Puerto Riko do të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara

Read Next

Jose Mourinho shihet si favorit për t’u bërë trajner i Portugalisë