Samsung Galaxy S27 Pro dhe Ultra mund të sjellin për herë të parë teknologjinë DC Dimming
Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë Amerikane Policia Ushtarake e FKS-së po zhvillon trajnime të përbashkëta.
Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se në kuadër të bashkëpunimit me Ushtrinë Amerikane, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është duke realizuar trajnimin e përbashkët. Kjo po bëhet me fokus për përgatitjen e pjesëtarëve në detyrat e policisë ushtarake: menaxhimi i robërve të luftës, gjuajtësit aktiv, rikonicion, patrullime dhe prita, eskalim i forcës, sigurim të konvojit, procedurat e arrestimit me rrezikshmëri të lartë, pika të kontrollit dhe bllokim të rrugëve.
“Ushtria Amerikane në vazhdimësi ka kontribuar në përgatitjen ushtarake profesionale të personelit të FSK-së, duke krijuar kështu standarde të njëjta me vendet partnere, me qëllim të ndërveprueshmërisë me aleatët”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
/GazetaSinjali/