Dita e sotme është karakterizuar me diell e kohë pas kohe me vransira ndërkaq 7 deri në 17 gradë celsius ka variuar temperatura.
Nga e mërkura parashihen reshje shiu në Gjakovë e temperatura gjatë kësaj ditë do të arrijë deri në 16 gradë celsius.
Të enjtën parashihet që temperatura të variojë nga 7 deri në 13 gradë celsius.
Për të premtën dhe të shtunën parashihen reshje shiu e temperaturë e cila do të lëvizë nga 7 deri në 14 gradë celsius.
Të dielën temperatura do të variojë nga 4 deri në 13 gradë celsius e moti do të karakterizohet nga reshjet e shiut.
Sa i përket javës së ardhshme parashihet që shiu të vazhdojë edhe gjatë së hënës e temperatura do të lëvizë nga 1 deri në 10 gradë celsius.