Berat, rrugët e lashta me kalldrëm drejt restaurimit

Berati vizitohet nga turistë nga e gjithë bota. Në qytetin 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, rrugët me kalldrëm po restaurohen, por autoritetet lokale po përpiqen të gjejnë gurgdhendës, ndërsa shumë të rinj po largohen nga vendi.

Punëtori më i ri është 38-vjeçari Agron Kucuku.

Ai ka më shumë se 15 vjet që punon me gurë.

Eugen Kallfani, arkitekt dhe drejtues i departamentit të trashëgimisë kulturore të qytetit, e përshkruan Beratin si një “muze të gjallë në natyrë”, që është unik për shkak të punimeve me gurë.

Puna për restaurimin e rrugëve filloi në janar, me një pauzë të shkurtër gjatë verës.

Tani puna ka rifilluar dhe projekti pritet të përfundojë në janar të vitit 2023.

Read Previous

Kurti për regjistrimin e shqiptarëve në Luginë: Jeni shumë më shumë se që ju paraqesin

Read Next

GLPS: Kosova duhet të përafrojë legjislacionin e saj me të Bashkimit Evropian