Laura Fazliu në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos për grupmoshat U23

Sikurse, Erza Muminoviq, edhe Laura Fazliu është njëra nga xhudistet që po e përfaqëson Kosovën me sukses në Kampionatin Evropian të xhudos për grupmoshat U23.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Laura Fazliu tani ka prekur çerekfinalen e këtij Evropiani, ku tani do të përballet me xhudisten italiane, Flavia Favorini.

Në rrugën deri të çerekfinalja, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Lituania, Aida Vasiliauskaite. /KosovaPress/

Read Previous

Kryeministri Kurti i thërret ministrat, sot mblidhet Qeveria

Read Next

“Isha me fat, pashë një person të vdiste para meje”, Pablo Mari tregon situatën pas therjes me thikë