Mot me diell dhe vranësira

Foto: Vullnet Nixha

Në vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditët e kaluara, diell dhe vranësira të herëpashershme.

As në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Era do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Read Previous

Është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

Read Next

Ursula von der Leyen sot për vizitë në Kosovë