“We’re Good”, kënga e re e Dua Lipës publikohet javën e ardhshme

Fansat e Dua Lipës janë të emocionuar pasi këngëtarja njoftoi publikimin e këngës së re të titulluar, “We’re Good”.

Sipas raportimeve, projekti i ri i Lipës do të publikohet javën e ardhshme.

Muaji shkurt rezulton të jetë me fat për këngëtaren britanike pasi “Levitating” me DaBaby arriti të renditet e pesta në “Hot 100 Chart” të Billboard.

Në një postim të publikuar në Twitter, artistja shqiptare shpërndau foton e kopertinës dhe shkroi, “We’re Good – 11 shkurt”.

Më herët, këngëtarja bëri të dyshohet se është shtatzënë përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.

Kjo në bazë të disa ‘emoji’ që kishte përdorur në mbishkrim përfshirë këtu – një fëmijë, një shishe për fëmijë e një zemër.

Megjithatë, ajo po vazhdon të shijojë lidhjen me modelin Anwar Hadid dhe gjatë vitit të kaluar u zhvendos për të jetuar në Amerikë, për të qenë më afër tij. /Telegrafi/

Read Previous

​Emiratet e Bashkuara Arabe të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

Read Next

Ronaldo pritet të rinovojë kontratën me Juventusin deri në vitin 2023