​Hovenier: Albright ishte e gatshme për t’u përballur me agresionin, pasi ishte e palëkundur në parimet e saj

Angazhimi për avancimin e të drejtave të grave dhe paqen nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright është vlerësuar të shtunën në Forumin për Gratë, Paqen dhe sigurinë.

Në panelin e diskutimit për mësimet nga Albright, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se ajo ishte e përkushtuar ndaj rajonit tonë që gjitha etnitë dhe fetë të jetonin në paqe dhe siguri.

Hovenier: Albright ishte e palëkundur në parimet e saja

“Kjo flet për përkushtimin e saj ndaj rajonit për gjithë njerëzit të të gjitha etnive dhe feve që mund të jetonin në paqe e siguri. Gjithashtu, edhe për gatishmërinë e saj për t’u përballur me agresionin, pasi ishte tejet e palëkundur në parimet e saj”, tha ai.

Pjesë e panelit ishte edhe Ann Lind nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, e cila tha se ndikimi i Albright ka qenë përtej ShBA-së.

Ajo shtoi se nëse gratë do të ishin gjithmonë në tavolinën ku bëhen marrëveshjet, ato do të qëndronin më gjatë.

Lind: Albright ka bërë një ndryshim përtej ShBA-së

“Albright gjatë gjithë jetës së saj kishte dashur t’i rregullonte gjërat. Ajo ka qenë dhe ka bërë një ndryshim përtej ShBA-së…Nëse gratë kur janë në tavolinën ku bëhen marrëveshjet të paqes, ato do të qëndrojnë më gjatë. S’ka dyshim për këtë, kjo është fakt dhe pikë…Albright ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, kjo ka qenë pjesë e politikës së jashtme suedeze për kohë të gjatë, por me duhet të shtyjmë ende përpara demokracinë dhe lirinë dhe të drejtat e barabarta”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Monica McËilliams, ish negociatore për paqe, tha se ka mësuar shumë nga ish sekretarja amerikane e shtetit.

McWilliams: Porosia që më la Albright, është e vështirë të arrihet një marrëveshje andaj mos e shkelni atë

“Si ndërtuese e paqes kam pasur dyshime për intervenimin ushtarak por më pastaj kam kuptuar nevojën e tyre për parandalimin e krizave humanitare, si në Kosovë…ajo çka iu them juve grave të Kosovës është se paqja bënë dallimin. Porosia tjetër që më ka lënë Albright është se është e vështirë të arrihet një marrëveshje, andaj mos e shkelni atë”, theksoi ajo.

Rolin e Albright për paqen dhe gratë e vlerësoi edhe ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po vazhdon në Prishtinë me panele të tjera të diskutimit. /KosovaPress/

Read Previous

​Grubi: Raporti i Dick Marty, shpikje që gënjeshtrat i ktheu në fakte të paverifikuara

Read Next

​Nis takimi Kurti-Lajqak