​Osmani: Drafti për asociacionin që po qarkullon në media është ‘fake news’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë premten se drafti për asociacionin që po qarkullon në media është një ‘fake news’.

“Nuk kemi në tavolinë ndonjë draft lidhur me Asociacionin. Është një fake news”, tha ajo.

Sa i përkët çështjes së inciativës Frano-gjerman, Osmani tha se ka për qëllim nxitjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo theksoi se do të ketë takime në javët në vijim nga përfaqësuesit franko-gjermanë për të dhënë detje rreth iniciativës. Ajo tha se qëllimi i tyre është i mirë. Megjithatë, Osmani tha se në asnjë mënyrë nuk do të tolerojnë të cënohet sovraniteti i Kosovës.

Po ashtu Osmani ka folur të premten për çështjen e targave, ajo tha se zbatimi i vendimit është çështje e sundimit të ligjit. “Ekisiton një grup i vogël i serbëve që nuk i kanë konvertuar targat në RKS. Shtyria e vazhdueshme e zbatimit të vendimit nënkupton se po tolerohen kërcënimet e bandave kriminale serbe”, tha ajo.

Ajo ka ftuar qytetarët serbë që të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve serbe. /KosovaPress/

Read Previous

​Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken, adresim të veçantë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Read Next

Përballja me inflacionin, studentët kanë filluar aplikimin për marrjen e 100 eurove nga Qeveria