Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19. 7 qytetarë u shëruan nga ky virus. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 12. Në anën tjetër, nuk u administrua asnjë dozë vaksine anti-COVID gjatë 24 orëve.