Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë së Veriut, zhvillohet pa probleme dhe me intensitet mesatar

Komunikacioni rrugor në rrugët shtetërore të Maqedonisë, zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga nesër në ora 12, ura mbi lumin Kumanovka në rrugën R1204, pjesa Kumanovë – Shën Nikollë, do të jetë e kalueshme për qarkullim./Botasot/

Read Previous

Fermerët në pikë të hallit, s’ka punonjës për të vjelë mollët, as treg për t’i shitur ato në Shqipëri

Read Next

Raporti 24 orësh për COVID