67 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 67.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar tri raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.964 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,256 qytetarë.

Deri më sot 824.630 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.111 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,775 persona.

Read Previous

​Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë sot do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Read Next

Marrëveshja me Danimarkën për burgjet mbetet në fuqi, pritet të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës gjatë muajve të ardhshëm