Ka vdekur Prof.Mr. Skënder Hoxha

Ka vdekur akademiku Skënder Hoxha, i cili nuk ka arritur ti bëjë ballë plagëve të marra nga një aksident i shkaktuar para disa ditëve në aksin rrugorë Pejë-Gjakovë.

Familjarë dhe kolegë e kujtojnë të ndjerin si njeri të rrespektuar e të dijes.

Prof. Hoxha ka lindur në fshatin Shqiponjë të komunës së Gjakovës. Shkollimin fillorë e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa Gjimnazin dhe SHLP në Gjakovë. Kurse në Prishtinë ka vijuar studimet në Universitetin e Prishtinës për degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Që nga 1 shtatori i vitit 1978 është zhvendosur në Pejë ku edhe ka punuar dhe jetuar deri në momentin e fundit.

Shkrimtarin Hoxha, e kujton edhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës si njëri nga krijuesit më aktivë, shkrimtar e studiues të veçantë.

Pamje nga aksidenti, të cilit i ndjeri nuk mundi ti bëjë ballë.

Read Previous

Infantino do të vizitojë Kosovën

Read Next

Moti sot