Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në SHBA.
Konjufca në reagimin e tij në Facebook thekson se “mërzia që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan por sulm brutal edhe mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe mirëqenies”. “Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara
të Amerikës” shkruan Konjufca në Facebook.
Postimi i plotë: