Nga ora 14 :00 e ditës së sotme një litër naftë standardit SSH EN 590 do të tregtohet me 239 lekë për litër ose 9 lekë me lirë se aktualisht dhe çmimi i një litri benzinë gjithashtu do të tregtohet dy lekë më lirë.
Ministria e Financave sqaroi se vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Gusht 2022, janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Sipas vendimit të fundit çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, nga 201 lekë që është aktualisht ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Ministria e Financave vë në dukje se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot datë 31 Gusht ora 14.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Bordi cakton vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative./Monitor.al/