​Parashikimi i motit për këtë javë

Foto: Vullnet Nixha

Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Read Previous

Në 24 orët e fundit, 1838 tiketa trafiku në nivel vendi

Read Next

​Afër 1700 raste aktive me COVID-19