Benjamin Sesko, ylli i ri që pretendon majat e futbollit

Leipzig ka nënshkruar me katër sulmues që nga gushti i vitit 2020. Forma e tyre nuk ka qenë mbreslënëse e në disa raste ka rezultuar në dështim të plotë.

Kjo nuk i referohet as rikthimit të Timo Werner, si dhe as transferimeve për 40 milionë paund të Alexander Sorloth, Hee-chan Hwang, Andre Silva dhe Brian Brobbey.

Ai mund të ketë vetëm 26 paraqitje në Bundesliga-n austriake dhe vetëm gjashtë në Champions League. Por, kjo nuk e pengoi, Banjamin Sesko-n të transferohet te Leipzig.

19-vjeçari do të bashkohet zyrtarisht me gjermanët në verën e ardhshme nga klubi simotër, Salzburg-u.

Matthias Jaissle, menaxheri i Salzburgut, ka thënë për “SportBild” se ai “Ai është një sulmues shumë i kompletuar. Ju si trajner do të ëndërronit për asetet: ai është i shpejtë, i gjatë, teknikisht i mirë”.

Kini parasysh që, vetëm që nga viti 2019, Salzburg ka sjellë Patson Daka, Enock Mwepu, Dominik Szbooszlai, Erling Haaland dhe Diadie Samassekou në pesë ligat e mëdha të Evropës.

Pse të gjithë janë kaq të emocionuar për Sesko?

Në brezin e ri të sulmuesve që vijnë nëpër Evropë, shumica janë lojtarë shtatlartë, por dhe të fortë. Mendoni Gianluca Scamacca, Hugo Ekitike, Darwin Nunez dhe madje edhe Erling Haaland.

Sesko nuk bën përjashtim nga ky rregull. Por ai “ndihet” pak më shumë si një Haaland sesa një Scamacca. Ai është i shpejtë me dhe pa top në këmbë.

Kjo e ndihmon atë jo vetëm gjatë kundërsulmeve, por dhe në rastet kur duhet të bëjë presion te kundërshtari.

“Wyscout Data” tregon se ai po fitonte 2.19 duele në mbrojtje në gjysmë fushën kundërshtare për 90 minuta. Pak më pak se 2.26 që e kishte Karim Adeyemi, i cili këtë verë u bashkua me Borussia Dortmund-in.

Ajo që është më emocionuese është përfundimi i aksionit nga këmbët e tij. Norma e shënimit të golave nuk është shumë e lartë, por mënyra duket tepër interesante.

Ai shënon pasi ngre kokën lart dhe skanon pozicioin e portierit, përpara se të godasë në këndin e poshtëm të portës.

Goli i tij kundër Klagenfurt në prill është një shembull i tillë, ku Sesko zgjedh vendin me aq saktësi dhe nuk i lë asnjë shans portierit.

Vlen të përmendet se nga pesë golat e tij në ligë sezonin e kaluar, ata u ndanë në mënyrë të barabartë midis gjuajtjes me kokë (1), kembës së djathtë (2) dhe te majtë (2).

Tashmë ka luajtur 13 herë për kombëtaren e Sllovenisë dhe së fundmi duke shënuar golin e dytë për vendin e tij kundër Serbisë.

Për çfarë duhet të punojë ai?

Vendi kryesor që Sesko mund të përmirësohet dhe me siguri do të duhet të përmirësohet është përdorimi i trupit për të kirjuar hapësira për shokët e skuadrës.

Romelu Lukaku tregoi te Chelsea se nëse je në një sistem ku duhet të përdorësh trupin tënd për të sjellë të tjerët në lojë dhe nuk mund ta bësh këtë, gjërat mund të shpërbëhen shumë shpejt.

Cilësia teknike që ai ka nuk mund të debatohet, gjë që premton shumë se ai mund ta mbajë topin në hapësira të ngushta si Scammacca.

Megjithatë, në sezonin e kaluar në Champions League, ku slloveni ishte objektivi i 126 pasimeve në minutat e tij të kufizuara, ai e mori topin me sukses vetëm në 46% të rasteve. Por, kësaj mund t’i referohet sistemi i lojës së Salzburg-ut.

Vlen gjithashtu të theksohet se pavarësisht talentit që ka kaluar nëpër dyert e Salzburg në vitet e fundit dhe ka vazhduar të ketë sukses diku tjetër, Sesko-s nuk i garantohet një e ardhme e suksesshme.

Ai ka minuta të kufizuara me Hannes Wolf dhe Munas Dabbur që janë para tij. Kjo tregon që ai mund të mos përformoje mirë menjëherë diku tjetër.

Si do të jetë ai te Leipzig?

Me rikthimin e Werner dhe sezonin e dytë të Silva, Sesko do të duhet të shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen dhe të performojë mirë.

Rrëmuja e shkaktuar nga Brian Brobbey, i cili u transferua me kosto zero nga Ajax-i dhe më pas u rikthye te holandezët pa marrë minuta te skuadra gjermane, shërben si një flamur i kuq për këdo që përpiqet të depërtojë në këtë ekip.

Megjithatë, një sezon tjetër në Austri, ku Sesko nuk po ndan minuta me Adeyemi-n, mund të jetë ajo që i duhet për ta bërë veten të paktën një opsion rotacioni në Gjermani.

Tani për tani po flasim për një talent në rritje. Ai tashmë e ka shënuar golin e parë për sezonin e ri, duhet të dëgjojmë më shumë për të. /Albanianpost.com

Read Previous

Sa rrezik përbën për botën varianti i ri “Centaurus”

Read Next

Gjermania: Nëse Rusia mbyll rubinetin kemi gaz për rreth 3 muaj