Zyra për ndihmë juridike falas funksionon në Gjakovë që nga viti 2017. Që atëherë ka rritje të konsiderueshme të palëve, tregon Nora Dobruna, udhëheqëse e kësaj zyre në Gjakovë. Në këtë institucion mbulohen disa fusha.
Në një periudhë gjashtë mujore ka pasur më shumë lëndë në fushën administrative.
Puna e kësaj zyreje lidhet ngushtë në bashkëpunimin me institucionet tjera, e që deri më tani ka qenë i mirë. Shërbimet në Zyrën Juridike janë falas dhe u ofrohen qytetarëve me kushte të vështira ekonomike dhe atyre me ndihmë sociale.