Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter ka bërë të ditur se Shkupi zyrtar po e përcjell me vëmendje situatën në Veri të Kosovës.
“Ne po ndjekim situatën në Veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur depërshkallëzimin e fundit”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Për Osmanin, Kosova dhe Serbia duhet të synojnë të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.
“Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në linjë me synimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerat e Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me atë që është rënë dakord me mirëbesim, duke marrë parasysh kontekstin e brishtë gjeopolitik”, ka shtuar ai.
/Albanianpost.com