​Publikohen datat për regjistrimin e studentëve në universitetet e Shqipërisë

Duke filluar nga sot data 29 korrik e deri më 3 gusht, maturantët do mundet të aplikojnë në portalin U-Albania për t’u regjistruar në universitet. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kushi i inkurajon studentët që të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu që të konsultohen edhe me mësuesit e prindërit. Ministrja nënvizoi se studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale.

Read Previous

Kosova në prag të krizës energjetike, çmimet e rrymës në tregun ndërkombëtar arrijnë shifra rekorde

Read Next

Jasharaj: Më 1 shtator i gjithë sistemi arsimor do të jetë në grevë