LVV viziton fabrikën KOBA

Kandidatët për deputetë  nga lista e  Lëvizjes Vetëvendosje  Agon Batusha, Albana Morina Xharra, e Rrustem Leti kanë  vizituar sot  kompaninë  inovative KoBa e cila merret kryesisht me mure lëvizëse ndarëse. Pronari i kësaj fabrike  Zenun Bajrami tha që  kanë  kaluar mjaft sfida për të  arritur deri te krijimi i një  biznesi nga i cili ka të punësuar rreth 20 punëtorë .

Albana Morina Xharra nga Vetëvendosje  u shpreh se qëllimi i kësaj vizite është të kuptojnë  nga afër se cilat janë  mënyrat më  të  mira për të  ndihmuar biznese të tilla fitimprurëse për shtetin.

Ndërsa kandidati Rrustem Leti tha se i kupton mjaft mirë  sfidat e kësaj kompanie pasi që është edhe vet prodhues.
Nga kjo vizitë  u tha se me ardhjen në pushtet të  LVV do t’u kushtohet rëndësi më tepër bizneseve në  mënyrë  që  ato të  zhvillohen.

Read Previous

Lara Gut-Behrami vazhdon suksesin në disiplinën Super-G

Read Next

Osmani e Kurti vizitojnë “Trepçën”: Kushte të mjerueshme, kërkohet trajtim urgjent