Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga dita e sotme, është rikthyer në punë Shërbimi i Radioterapisë- Akseleratori për Rrezatim si dhe Shërbimi i Brahiterapisë, Ct- Stimulatori dhe Mozaiku, në kuadër të Klinikës së Onkologjisë në QKUK.
“Rikthimi i këtyre shërbimeve është bërë, pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës së Onkologjisë, Sektori Teknik i QKUK-së dhe kompania që ka nën mirëmbajtje dhe servisim aparaturat mjekësore. ShSKUK falënderon Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë, e cila ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për situatën e krijuar, dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar pacientët kosovarë, që kanë pasur nevojë për Shërbimin e Radioterapisë”, thuhet në njoftim.
Prej ditësh, pacientët e planifikuar për radioterapi nuk kanë arritur ta marrin këtë shërbim në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, kjo për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, të cilat kanë depërtuar në bodrumin e kësaj klinike, duke e bërë kështu të dal jashtë funksionit gjithë aparaturën e radioterapisë.
/GazetaSinjali/